Ka disa këngëtarë që mund të kenë bërë 100 këngë gjatë karrierës së tyre në muzikë, por vetëm njëra prej tyre mbahet mend edhe sot. Suksesin e vertetë ia ka sjellë vetëm kjo këngë. Këta artistë që kanë bërë një këngë vërtet të suksesshme, mund të mos jenë më aktivë në skenat shqiptare, por që gjithsesi,  ai teks këngë sërish këndohet nga të gjithë. Ja t’jua konkretizojmë atë që po shkruajmë. Kur dikush fillon dhe këndon “Vetëm 5 minuta”, dikusht tjetër ia pret menjëherë “Dhe jo më shumë, plotësoma dëshirën të jesh me mu”. Pra për të tilla këngë po flasim, që dihen masivisht nga të gjithë, edhe sot që kanë kaluar shumë vite nga publikimi i tyre.

Anila Mimani-Ma ka thënë dhe horoskopi

Ermal Fejzullahu-Për një dashuri

Shpat Kasapi-Kush të ndau prej meje

West Side Family-Mesazh

Leonora Jakupi-A vritet pafajësia

Etnon feat Lyrical Son & Dj Blunt - Albanian

Hana Band: Problem shumë serioz

Agron Berisha-Vetëm 5 minuta

Dashnor Diko-Si Bananja