Opereta “Die Fledermaus” nga Strauss, ngjitet në mbrëmjen e kësaj të shtune në skenën e Pallatit të Kongreseve, në kuadër të Vitit Kulturor Shqipëri - Austri 2018 në bashkëpunim me Ambasadën Austriake ne Tiranë.

Opereta “Die Fledermaus” është një vepër masive, e cila ka bërë bashkë të gjithë artistët e TKOB. Muzika, ariet, valset më të bukura të Strauss të mbledhura bashkë në një vepër të vetme, Shkëlqimi i “Lakuriqit të natës”.

Në luksin e Vjenës së viteve 1870, atëherë kur shoqëria vjeneze vuante nga kriza e bursës, lindi historia e “Lakuriqit të Natës”.

Një burrë që ridashurohet me gruan e tij duke menduar që është një tjetër. Një zotëri që vuan burgimin në vend të dikujt tjetër.