Kënga e një vajze të fortë. Zëri i një këngëtareje të talentuar. Interpretimi i një artisteje të kompletuar. Dua Lipa ka publikuar klipin e këngës së re, IDGAF, ku shohim jo një, por dy Dua Lipa.

Një klip i thjeshtë, modern dhe një këngë shumë e këndshme, e albumit DL1 të publikuar këtë qershor.

IDGAF vjen pas "Neë Rules", këngës që i dha shumë sukses, duke e bërë të parën artiste femër në krye të klasifikimeve muzikore në Angli, që nga viti kur kishte dalë e parë Adele.