Ndonjëherë duket sikur bota kurrë nuk do të ndalojë të shikojë "Despacito" në YouTube, apo jo? Vetëm gjashtë muaj pas publikimit, kënga ka thyer rekordin global të klikimeve duke grumbulluar plot mbi 4.6 miliardë klikime.

Ishte muaji gusht, kur kjo këngë theu rekordin e videos më të klikuar në “Youtube” duke mposhtur Wiz Khalifa dhe Charlie Puth's me "See You Again", në një kohë kur kjo e fundin mbante fronin prej më shumë se një viti. Vetë Fonsi gjatë një interviste është shprehur se kishte punuar shumë fort që të realizonte një këngë “hit”, por nuk e kishte menduar kurrsesi që suksesi do të arrinte këto përmasa.

Është vërtetë një çmenduri ajo që po ndodh me këtë kengë. Nuk dua të përdor fjalën aksident, sepse unë po përpiqesha vërtetë që të krijoja një hit, por nuk e kisha planifikuar një sukses të tillë. Thjesht doja që ti bëja njerëzit të kërcejnë”, tha ai.

Kënga përveç se ka një ritëm shumë të bukur për të kërcyer, ajo përçon edhe mesazhe të rëndësishme.

“Unë vij nga Puerto Rico dhe jetoj në Miami”, rrëfen ai. “Jetojmë në një kohë të çuditshme kur njerëzit duan të na përçajnë, duan të ndërtojnë mure”, shton Fonsi, duke nënkuptuar nismën e presidentit amerikan Trump për të ngritur një barrierë ndarëse në kufirin me Meksikën.

Kështu si e ka nisur, duket se “Despasito” do të qëndrojë në fron për shumë vite me radhë.