Një tjetër muzikant shqiptar çon muzikën tonë kombëtare në skena të huaja.

Olsi Qinami është një dirigjent i talentuar që ka themeluar orkestrën London City Philarmonic.

Në një koncert të mbajtur në katedralen St. Stephens ditën e shtunë, orkestra e drejtuar prej tij ka luajtur edhe muzikën shqiptare të këngës "Arbëreshës sime".

Anjeza Shahini e pranishme në këtë shfaqje si një spektatore, ka postuar disa nga këto çaste bashkë me emocionet që i ka ngjallur ky çast shqiptar në tokë të huaj.

Ajo ndihet e kënaqur, si të gjithë, që emri i Shqipërisë dëgjohet në botë përmes talenteve dhe muzikës së saj.