MTV European Music Awards, këtë vit do të mbahet në Londër më 12 nëntor. Sapo janë prezantuar nominimet në kategoritë përkatëse, vëmendja e opinionit tonë është fokusuar te këngëtari Ermal Meta, fituesi i çmimit të tretë të Festivalit të Sanremos.

Gjatë ditës së sotme janë publikuar të gjitha kategoritë dhe nominimet: Taylor Swift është këngëtarja e nominuar në më shumë kategori se të gjithë të tjerët, e ndjekur nga Shawn Mendes, Kendrick Lamar dhe Ed Sheeran. Do të jetë luftë e vërtetë sidomos në kategoritë Best Video, Best Song dhe Best Artist.

Sa i përket Italisë, janë konfirmuar artistët për kategorinë “Best Italia Act”, në të cilën është nominuar edhe këngëtari Ermal Meta. Bashkë me Metën, konkurrojnë në të njëjtën kategori edhe Fabri Fibra, Tiziano Ferro, Thegiornalisti dhe Francesco Gabbani.