Gjithçka është zbuluar më në fund. Pas pritjes së gjatë nga fansat, Era sapo ka publikuar klipin e ri “Now i love yous”. Siç ishte mësuar edhe më herët, klipi i ri na bashkëpunim me reperin French Montana, i punuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e sjell Erën me një stil krejt të ri dhe po ashtu, me ngjyra të reja.

Projekti i dytë me shtrirje ndërkombëtare ‘No i love Yous’, për Erën është një këngë më shumë në listën e hiteve ndërkombëtare pas “Bonbon” dhe “Redroom”. Reperi maroken ka përshtatur mjaft mirë stilin e artistes së re me hip hop-in.

Era, këtë herë ka ndryshuar edhe në look. Flokët e zinj dhe veshjet ekstravagante e bëjnë edhe më interesante Erën që edhe këtë herë ia ka dalë të marrë vëmendjen e të gjithëve.

 

NO I LOVE YOU'S ( feat. @FrenchMontana ) OUT NOW!♥️link in bio

A post shared by Era Istrefi (@strefie) on