“Përgjithmonë” ishte balada që pasoi këngën ritmike “Për vete me mbaj” të festivalit të Këngës Magjike që e riktheu Sonin tek arma e saj e forte, e cila, si çdo këngë tjetër e të njëjtit stil, u prit mjaft mirë. Por Soni nuk i lë asnjëherë eksperimentet dhe një të ri do të sjellë së shpejti duke i shtuar repertorit të saj një stil të ri në muzikë.

Në këtë prag vere, nevoja për një ritëm tjetër, jashtë melankolisë, është e dukshme. Siç shkruan Prive, Soni do të vijë së shpejti me një bashkëpunim të ri, i cili do të jetë një zhanrin reggae. Soni do të këndojë me një talent të ri nën menaxhimin e producentit të njohur nga Kosova, Liberian Selimi.

Aktualisht, këngëtarja dhe bashkëpunëtoret e saj po punojnë për realizimin e klipit, i cili pritet të publikohet në verë. Ende nuk është zbuluar emri që do të këndojë me Sonin, por me siguri, këngëtarja do të mirëpritet edhe këtë herë nga të gjithë fansat e muzikës së saj.