Është interpretuar sot në skenën e Pallatit të Kongreseve premiera e baletit Liqeni i Mjellmave.

Koregorafë të baletit janë Enada Hoxha dhe Gerd Vaso që e kanë sjellë pjesën e kompozuar nga Çajkovski, në formën e një amerikanade dhe balet maestër Enada Hoxha.

Në studion e programit të Turjan Hyskës, drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit, Zana Çela me frymëzimin e shfaqjes së përfunduar para pak, ka thënë që kjo ishte një nga shfaqjet më të bukura që kishte parë. “Dua t’i them Enadës bravo, bravo, bravo!”, ka thënë ajo, duke uruar edhe gjithë stafin që ka punuar për realizimin e këtij baleti, përfshirë dhe kostumografin Ardi Asllani, pranë saj, në Oktapod.