Në mes të një debati, pavarësisht nëse është me një fëmijë apo me adoleshent, ka disa fraza të cilat mund të mos jenë shumë të pranueshme për çdo bashkëbisedues. Ndoshta nuk e mban mend atë që thua në moment, por ai/ajo e mban mend, dhe ndonjëherë situata kthehet kundër teje.

Gjetja e një mënyre për të qetësuar tensionin e një bisede qëndron pikërisht te maturia e menaxhimit të debatit dhe te zgjedhja e fjalëve të duhura.

Sipas Psychology Today, tri frazat e mëposhtme nuk duhet të thuhen asnjëherë ndaj një fëmije. Në vend të tyre, ekzistojnë tri alternativa më të përshtatshme për të trajtuar sjelljen e tyre - pa shkaktuar tek ata ndjenjën e turpit, frikën ose fajin.

"Ti po më çmend"

Në vend që të përdorësh këtë frazë për të treguar fajtorin, për të motivuar një fëmijë, thuaj: "Nuk më pëlqen kjo sjellje". Përpiqu t’u tregosh atyre pse një sjellje nuk është e mirë dhe shpjegoji hapat për ta ndryshuar atë. Ndihmoji fëmijët të kuptojnë se ajo që po bëjnë nuk është më e mira, por pa i lënë të ndihen plotësisht përgjegjës për gjendjen tënde mendore apo emocionale.

"Çfarë po ndodh me ty?”

Kjo është një frazë që i bën fëmijët t’u vijë zor nga vetja. Dhe ndërsa ata rriten, i bën që të dyshojnë në aftësitë apo mendimet e tyre. Në vend që të përdorësh fraza të tilla, përpiqu të flasësh në një formë tjetër: “Nuk më pëlqen kur ti.... “ Kjo do t’i bëjë ata të kuptojnë se aftësitë e tyre mund t’i përdorin më mirë. Dhe mund të ndryshojnë.

"Duhet ta bësh më mirë ___ ose diçka tjetër"

Kjo shprehje u fut frikën fëmijëve dhe i detyron ata të ndryshojë, i mëson të marrin atë që duan përmes frikës dhe agresionit. Një alternativë më e mirë që ata të mos i bëjnë gjërat me frikë është: "Kur ti ___, ndihem ___." Kjo i jep fëmijës një shans për të ndryshuar sjelljen.