Gratë në përgjithësi janë natyra të ndjeshme, dhe qajnë me lehtë se burrat. Por një grua shtatzënë është akoma më e ndjeshme, dhe mund të qajë edhe për gjëra pa rëndësi.

Përmes këtij artikulli do ju japim një këshillë, se para se të qani kur jeni shtatzënë, mendoni fillimisht për beben tuaj, pasi një gjendje jo e mirë emocionale e nënës ndikon tek fëmija.

Studimet e ndryshme tregojnë se kur nëna qan, kjo prek edhe beben dhe i transmeton asaj/atij emocione të njëjta. Ndërkaq, edhe më serioze bëhet kur nëna kalon faza të depresionit.

Në raste të tilla, kjo ndikon në formimin e personalitetit të fëmijës, pasi foshnja të lindë. Në rastet kur gruaja shtatzënë është në depresion, fëmija mund të lindë duke zhvilluar më pas një personalitet me pasiguri dhe të ndjeshëm. Prandaj gra, vajza qëndroni të forta.