Instituti i Shëndetit Publik ka bërë me dije që një virus gripi po qarkullon aktualisht në Shqipëri.

Virusi i tipit B, i cili është përhapur në vendin tonë, shkakton probleme me frymëmarrjen sipas ISHP-së.

Më të rrezikuar janë fëmijët. ISHP bën thirrje për vaksinat antigrip.

Në këtë situatë, duhen shmangur sa më shumë mjediset e mbyllura, duhet pasur kujdes me higjienën dhe duhet të merren shumë ushqime me vitaminë C.

Mjekët nga ana e tyre këshillojnë që të prekurit nga gripi nuk duhet të marrin antibiotikë pa këshillën e mjekut në farmaci sepse ato nuk kanë ndikim ndaj virusit të gripit dhe madje, përkeqësojnë gjendjen.

Nëse temperatura e lartë mbi 39 gradë Celsius nuk ulet për disa ditë dhe keni dhembje koke dhe muskujsh, duhet të vizitoheni menjëherë te mjeku.