Të gjithë kemi nevojë të pastrohemi dhe të gjithë mund të përfitojmë nga pastrimi. Po pse detox? Në ditët tona, stili i jetës së pashëndetshme mund të jetë burim i shumë problemeve shëndetësore. Për shumë arsye, trupi grumbullon toksina, me gjithë luftën e organizmit për t’i eliminuar.

Grumbullimi i toksinave mund të vijë si pasojë e tretjes së dobët, mungesës së vitaminave dhe mineraleve kryesore, të cilat mund të çojnë më tej në probleme më serioze. Sidomos pas ditëve të festave, kur nuk e ke kontrolluar veten për sasinë, por edhe cilësinë e ushqimeve që ke ngrënë, një recetë detox është dhurata më e mirë që mund t'i bësh vetes. Por a i njeh përfitimet e detoksifikimit? Nuk është asnjëherë vonë për ta filluar.

Përfitimet e detoksikimit

Humbje peshe

Ul nivelin e kolesterolit

Ndihmon tretjen

Eliminon dhimbjet e shpinës

Lëkurë më e pastër

Largon ekzemën

Përmirëson shëndetin mendor

Eliminon parazitët

Përqendrim më i mirë

Redukton nivelin e sheqerit në gjak

Ul inflamacionin

Qetëson dhimbjet e muskujve

Redukton artritin

Përmirëson gjumin

Largon mendimet negative

Eliminon toksinat dhe metalet e rënda

Pastrimi i aparatit tretës nga toksinat është dhurata më e mirë që mund t'i bësh vetes në fillimvit. Dietat moderne zakonisht përbëhen nga proteina, me ushqime të përpunuara, duke çuar kështu në një sistem të tejngopur tretës dhe në probleme të rënda në zorrë. Mungesa e fibrave në ushqimet që hamë kontribuon në fryrje dhe probleme serioze me tretjen. Po ashtu, toksinat nxisin në komplikime serioze shëndetësore si koliti, ulçera, deri edhe në kancer të zorrës së trashë. Që trupi ka nisur të grumbullojë më shumë toksina e tregojnë edhe sëmundjet tona të zakonshme, siç janë migrena, lodhja, pagjumësia, stresi, ekzema, aknet, sistemi i ulët imunitar, alergjia etj.
Përfitimet e një dietë detox janë me të vërtetë çudibërëse.

Disa receta detox pas pushimeve i gjeni KËTU.