Fruti më tipik i verës është padyshim manaferra e egër. Një frut i jashtëzakonshëm për nga përmbajtja në vitamina, minerale e veçanërisht antioksidues.

Së fundmi, mendohet se manaferrat mund të: -rrisin mbijetesën pas ndërhyrjeve kirurgjikale të gjirit dhe mbrojnë nga efektet anësore të kimioterapisë -mbrojnë neuronet nga inflamacioni dhe degradimi, duke përmirësuar shëndetin mendor dhe memorien -ushqejnë më së miri indin lidhor si lëkura dhe indin kockor, duke i furnizuar me gjithë përbërësit e nevojshëm për ndërtimin e kolagjenit -parandalojnë sëmundje të zemrës duke mbrojtur arteriet nga reaksionet oksiduese që i dëmtojnë ato.

Konsumojini sa më shumë dhe sa më shpesh, dhe mos harroni t’ju tregoni fëmijëve se sa shumë i keni preferuar kur keni qenë të vegjël si ata!

Ja si të përgatisni një reçel me manaferra: Zakonisht masat janë 1 manaferra – 1/2 sheqer, por kjo varet nga ëmbëlsia e tyre, shkruan gazeta shendeti.

I vendosim në tenxhere me pak ujë dhe gjysmën e sheqerit (jo më shumë se 1 gotë). I lëmë të ziejnë për rreth gjysmë ore dhe i heqim nga zjarri. Të nesërmen, i japim prapë një valë me pjesën tjetër të sheqerit.

Duke e provuar në shije për sheqer, e heqim nga vala dhe e lëmë të ftohet. E ruajmë në kavanoza qelqi.