Çdo njeri i kohërave moderne e di se çdo të thotë të konsumosh një vakt në Fast Food.

Jeta në ditët e sotme është bërë më aktive, më e ngjeshurme punë dhe sigurisht kemi shumë pak kohë për të ngrënë shëndetshëm.

Për këtë arsye, edhe pse jemi të vetëdijshëm që nuk duhet të hamë në Fast Food-e, e kemi të pamundur t’u shmangemi.

Por janë disa “sekrete” që punonjësit nuk na i tregojnë... por ne tashmë ua zbuluam.

Koha e duhur për të shkuar në Fast Food
Koha e duhur për të shkuar në një Fast Food është koha mes 11:00- 13:00 dhe 18:00-20:00. Në këtë orar ndoshta mund të jetë pak e vështirë për të gjetur tavolinë, por është e duhura pasi atëherë serviret ushqim i freskët.
Nëse doni disa patate të skuqura të freskëta, porositini pa krip
Patatet qëndrojnë të freskëta nëse nuk i hidhet kripë menjëherë pas skuqjes. Ju porositini ato pa kripë dhe më pas hidhjani vetë sa të dëshironi.
Era e ushqimit është marketingu më i mirë që bëjnë Fast Food-et
Duke kaluar nga një vend i ushqimit të shpejtë, është e vështirë t'i rezistosh aromës joshëse të ushqimit të shijshëm. Kjo ndodh për një arsye. Shumë restorante përpiqen të sigurohen që aroma e gatimit të arrijë hundët e njerëzve jashtë. Disa vende lënë hapur dyert e tyre të kuzhinës me qëllim.
Nuk është një zgjidhje e mirë të shkoni herët që në mëngjes
Mos shkoni në mëngjes në Fast Food-e në orët e para të mëgjesit. Punonjësit pastrojnë pajisjet e kuzhinës me kimikate agresive, dhe ato mund të shkojnë direkt në ushqimin tuaj.
Ushqimi i shpejt ka më shumë kalori se 30 vjet më parë
Sot pjesët e ushqimeve tona të preferuara janë më të mëdha, dhe sigurisht kanë më shumë kalori. Një hamburger me djathë përmban 75% më shumë kalori krahasuar me "paraardhësin" e tij në vitet 1980. 20 vjet më parë patatet e skuqura ishin 2 herë më pak kalorike se sot, ndërsa pica ka 70% më shumë kalori.
Sasia e sheqerit në një milkshake tejkalon normën ditore që duhet të marrë çdo njeri me 2-3 herë
Milkshake është ndër pijet më të porositura sidomos në stinën e verës, por sasia e sheqerit në të kalon me 2-3 herë sasinë e nevojshme.
Çdo gjë është më e shijshme ta hash me duar
Sipas një studimi nëse një person ha me duar, pa pirunj dhe lugë, e shijon më shumë ushqimin, dhe sigurisht ha dhe më shumë. Fundja ky është dhe qëllimi i çdo biznesi.