Vera është stina e shalqinjve. Në këtë sezon ky frut preferohet shumë edhe mund të gjendet në treg me shumicë dhe me një çmim të përballueshëm gati nga të gjithë. Por sfida kryesore e të gjithëve ne është që shalqiri që blejmë të jetë vërtet i mirë. Zakonisht ne e provojmë shalqirin duke e çarë dikur për ta parë nëse ja vlen. Por në këtë artikull do ju vijmë në ndihmë sesi të merrni një shalqi të mirë por pa provë.

Gjatë verës dy janë pikat kryesore për të zgjedhur siç duhet një shalqi: ngjyra dhe forma. Një shalqi i mirë nga brenda duhet të ketë një formë të rregullt, ovale.

Nëse ka krijuar deformime do të thotë se nuk është pjekur sa duhet. Ndërsa ngjyra, ajo që tregon se shalqiri është pjekur vërtet dhe nuk është marrë parakohe nga toka, duhet të jetë jeshile e errët, e theksuar. Nëse ngjyra është shumë e çelët, me shumë gjasa shalqiri është i papjekur.

Megjithatë ju mund të krahasoni edhe peshën e shalqirit. Kur ai është i madh në dukje, por pesha ju tingëllon më e vogël, do të thotë se nuk keni përpara një shalqi të pjekur mirë.

Dhe në fund për t’u siguruar që është një frut i vlefshëm për t’u konsumuar, dëgjoni se çfarë ju thotë. Prekeni dhe goditeni lehtë në lëkurë. Nëse është zhurmë e zbrazët, e ngjashme me atë të një boshllëku do të thotë që pjekuria e shalqinit nuk është arritur e plotë.