Nëse po mendon për të hequr disa kg para se të fillojë stina e plazhit, duhet të kesh kujdes në çdo kafshatë. Seriozisht, mund të të duket presion, por në fakt, mjekët këshillojnë shumë kujdes, sepse çdo gjë që ha duhet t’i shërbejë qëllimit kryesor të ushqimit dhe njëkohësisht të ndihmojë organizmin për të qenë sa më i shëndetshëm. Disa ushqime, për shembull, mund të ndihmojnë metabolizmin dhe të japin rezultate të shkëlqyera.

Cilat janë perimet që mund ta bëjnë lehtësisht këtë?

#1 Specat djegës

“Specat djegës të llojeve të ndryshme nxisin metabolizmin të funksionojë më mirë dhe qarkullimin e gjakut”,- shpjegon Dr. Edward Group. "Konsumi i sa më shumë specave djegës jo vetëm që nxit metabolizmin, por largon edhe urinë, redukton dëshirën për të ngrënë. Kjo lidhet me kapsaicinën, një element që stimulon receptorët e dhimbjes së trupit, duke rritur përkohësisht qarkullimin e gjakut dhe normën metabolike". Dr. Group shpjegon gjithashtu se, nisur nga studimet, konsumi i specave djegës mund të largojë urinë deri 25 për qind, pra deri dhe 3 orë.

#2 Brokoli

"Brokoli është gjithashtu një prej ushqimeve më të mira detox që mund ta shtosh në dietë, sepse mund të stimulojë metabolizmin",- këshillon Dr. Group. Ai shton se brokoli është i pasur me kalcium, vitaminë C, K, dhe A, si dhe me fibra dhe antioksidantë. Jo keq apo jo?