Gjinia femërore në përgjithësi i adhurojnë këpucët me taka, qofshin ato të larta, të ulëta apo mesatare. Por sigurisht që ka edhe nga ato vajza, gra që nuk janë shumë të dhëna pas tyre pasi për to një këpucë e sheshtë është mjaft komode për të pasur një ditë më me pak lodhje.  Gjithsesi, edhe vajzat që nuk preferojnë takat ose thjesht nuk ndihen rehat kur i veshin, bien dakort në një pikë që të veshurit taka na bën të dukemi më bukur dhe biem më shumë në sy. Por edhe bukuria ka “pasoja e saj”. Të veshurit taka mund të shkaktojë probleme të ndryshme në shëndetin e një gruaje.

Referuar një mjeku në spitalin e Solihullit, veshja e takave të larta sjell dhimbje shpine dhe ndrydhjen e kyçeve. Jo vetëm kaq, por shkakton edhe dëmtimin e thonjve dhe të këmbës. Më poshtë mund të lexoni disa nga problemet që ju shkakton veshja e takava të larta për një kohë të gjatë.

Dhimbje e shpinës

Pozita jo e balancuar e trupit shkakton presion dhe ndrydhje të nyjeve. Qëndrimi jo-normal në këmbë për një kohë të gjatë shkakton dhimbje dhe çrregullime të shpinës e boshtit kurrizor.

Tendosje të thembrave

Të mbajturit rregullisht të takave të larta shkakton tendosje të thembrës, e cila mund të sjell probleme në ecje.

Shputa e këmbës

Qëndrimi për një kohë të gjatë me taka të larta shkakton disbalancë dhe gjithashtu pesha e trupit përqëndrohet vetëm në dy pika të shputës: në thembër dhe në fundin e gishtave të këmbës që mund të shkaktojë deformime.

Mosrritja e thonjve

Pozita e këmbës në taka dhe presioni që bëhet në pjesën e përparme të gishtave, në pjesën e thonjve shkakton deformim dhe ndalon rritjen e tyre.