Vajzat janë gjithë sy e veshë kur vjen puna tek truket e bukurisë. Gjithmonë të gatshme për të mësuar diçka të re për kujdesin ndaj vetes, ato janë gati të provojnë çdo gjë që thuhet lart e poshtë. Sapo shfaqet një 'problem’ në pamjen e tyre, qoftë një puçërr, qofshin strija apo celulit, ato menjëherë i drejtohen produkteve që iu ndodhen në shtëpi dhe recetave popullore, apo atyre që iu ka sugjeruar një shoqe. Këto ‘zgjidhje’ jo vetëm që nuk ndihmojnë në problemin e tyre, por mund edhe ta përkeqësojnë atë. Ka disa gjëra që i dinit gabim rreth miteve të bukurisë, ja cilat janë:

Pasta e dhëmbëve e zhduk puçrrat. Ky mit na ka shoqeruar në gjithë adoleshencën, që prej momentit që na u shfaq puçrra e parë dhe me siguri shumë vazhdojnë ta bëjnë. Por kjo gjë është e gabuar, pasi jo vetëm që nuk e zhduk puçrrën, por përbërësit që ky produkt përmban mund të jenë të dëmshëm dhe irritues për lëkurën.

Lyerja e qerpikëve me vazelinë ndikon në zgjatjen e tyre. Përdorimi i vazelinën në lëkurë është shumë i gabuar, madje duhet të shmangni çdo produkt bukurie që përban vazelinë. Vazelina është nënprodukt i naftës dhe mund të jetë e rrezikshme për shëndetin.

Nëse shkul një thinjë të dalin shtatë të tjera. Nuk ka asnjë bazë shkencore që e vërteton këtë teori, dalja e thinjave është një faktor i moshës ose stresit.

Masazhimi me vaj ndihmon në zhdukjen e celulitit. Celuliti shfaqet si pasojë e akumulimit të shtresave të yndyrës dhe masazhimi thjesht me vaj ulliri, bajameje apo kokosi nuk mund ta zhdukë kurrsesi. Në ditët e sotme ekzistojnë metoda për heqjen apo reduktimin e celulitit, por masazhimi me vaj nuk është një prej tyre.

Nëse një fëmije i priten flokët në vitin e parë të jetës, flokët e rinj do të jenë më të shëndetshëm. Kjo gjë nuk është aspak e vërtetë, në pasjen e flokëve të shëndetshëm janë disa faktorë që ndikojnë, një prej të cilëve është gjenetika.