Disa thonë se kjo është e gjitha Photoshop, të tjerë mendojnë se janë ndërhyrje kirurgjikale. Ato duken një mrekulli si në orët e para të mëngjesit ashtu edhe në orët e vona të mbrëmjes. Ja disa foto të këtyre modeleve të cilat do iu bëjnë të kuptoni se bukuria është në gjene e jo tek ndërhyrjet kirurgjikale.

 

Adriana Lima
Adriana Lima nuk është e shqetësuar për të treguar fytyrën e saj herët në mëngjes. Në të vërtetë ajo shpesh poston foto gjatë stërvitjes në Instagram, në të cilën ajo duket super e djersitur, por e mrekullueshme si kurrë më parë.
Bella Hadid
Bella duket e njëjtë nëse është me grim apo jo. Në të vërtetë ajo duket shumë e freskët dhe e hijshme edhe herët në mëngjes, modelja poston shpesh foto në profilin e saj në Instagram me fytyrën si një beb.
Gigi Hadid
Gigi, ashtu si motra e saj Bella duket po aq mahnitëse kur ajo është në ndonjë event apo e sapo zgjuar nga gjumi. Ajo përherë është e bukur dhe ndonjëherë e kemi të vështirë të kuptojmë nëse ak apo jo grim në fytyrën e saj.
Alessandra Ambrosio
Alessandra është një ëngjëll i vërtet në sfilatat e modës apo në shtëpi. Fytyra, flokët dhe buzëqeshja e saj e kompletojnë bukurinë herët në mëngjes deri vonë në mbrëmje.
Candice Swanepoel
Kush nuk e njeh Candice? Ajo është engjëlli i preferuar i Victoria's. modelja edhe pse nënë e një djali, ka në fytyrën e saj freskinë e fytyrës së një adoleshentje. Kjo modele duket e pabesueshme gjatë gjithë kohës.

 

 

Sara Sampaio
Nuk e di për ju, por Sara duket e njëjtë në të dyja këto foto. Ajo është e qeshur, e brishtë dhe unike në çdo orë të ditës dhe natës, është një ëngjëll i vërtet.