Një fytyrë e freskët është një trend që nuk del kurrë nga moda dhe është diçka lehtësisht e arritshme, kjo falë mikut tonë të mirë: korrektorit të syve.

Me siguri keni lexuar e mësuar se  se si ta aplikoni atë në mënyrën e duhur por pjesa më e vështirë është se si ta bëni korrektorin të qëndrojë gjithë ditën e të mos prishet duke bërë që grimi juaj të mos duket aspak i këndshëm.

Sa më pak, aq më mirë

Thuhet se sa më shumë korrektor të aplikoni poshtë syve, aq më shumë do t’i mbuloni rrathët e zinj e imperfeksionet e lëkurës por në fakt është e kundërta. Për një mbulim më të mirë duhet pak korrektor dhe atë aplikojeni me gishtat e unazës.

Përdorni primer

Primer-i funksionon si bazë ku makeup-i ‘ngjitet’ më lehtë dhe qëndron aty për një kohë të gjatë.

Mos harroni pudrën pluhur

Mund të keni blerë korrektorin më të mirë në treg por pas njëfarë kohë dhe ai do të fshihet, kështu që është e rëndësishme të përdorni pudrën pluhur në fund të aplikimit të të gjithë grimit.

Përdorni letër të thatë

Në rast se vini re që fytyra juaj po bëhet me yndyrë mos aplikoni më shumë pudër por prekeni fytyrën lehtë me letër.