Mjaftojnë edhe dy detaje të thjeshta, për ta kthyer pamjen e zakonshme të përshtatshme për mbrëmjet e fundjavës.

Një penel sysh dhe një fjongo flokësh.

Margot Robbie, dy mbrëmje më parë, ka vazhduar maratonën e çmimeve për filmin e saj I, Tonya me një nga pamjet më të bukura. Makeup artist Pati Dubroff dhe parukieri Bryce Scarlett, kanë krijuar një pamje shumë interesante përmes penelit të zi dhe fjongos kadife në flokë. Është një kombinim klasik që duket plotësisht modern falë një fondatinte natyrale dhe buzëve nude me shkëlqim, në vend të buzëkuqit të kuq.

Bëjeni tuajën këtë pamje. Do dukeni shumë moderne në një mbrëmje fundjave, nëse nuk bëni asgjë të veçantë.

Produkti i këshilluar nga editorët e bukurisë është peneli Chanel Calligraphie de Chanel Longwear Intense, $35 në nordstrom.com.