Të gjithë e dimë se lëkura ndryshon me stinët. Dhe tani që dimri është gjithmonë e më i ashpër, lëkura bëhet gjithmonë e më e thatë. Por nëse i di se cilat janë arsyet që po të shkaktojnë tharje të lëkurës, do të tregosh më shumë kujdes. Ja cilat janë gabimet e zakonshme që ta thajnë lëkurën gjatë dimrit.

1. Larja e fytyrës me ujë të nxehtë

Mund të tundohesh nga uji i nxehtë në dush ose edhe kur lan fytyrën, por mjaft. Uji i nxehtë heq nga lëkura yndyrën natyrale dhe e lë atë shumë të thatë. Pastroje lëkurën me ujë të ftohtë ose të ngrohtë në vend të ujit të nxehtë.

2. Përdorimi i pastruesit të gabuar

Shmang çdo lloj sapuni që përmban pH alkaline, sepse mund të irritojnë lëkurën dhe ta pengojnë atë nga hidratimi.

3. Përdorimi i kremit jo të duhur hidratant

Nëse përdor gjatë gjithë vitit të njëjtin hidratant, nuk po i bën lëkurën ndonjë favor. Ekspertët rekomandojnë zgjedhjen e një kremi ​​të mirë dhe aplikimin e së paku dy herëve në ditë (mëngjes dhe darkë) për një hidratim sa më të mirë. Sipas dermatologut Joshua Zeichner, hidratanti duhet të përmbajë acid hialuronik, "sepse ndihmon rigjenerimin e qelizave dhe ndihmon lëkurën të hidratohet vetë". Është gjithashtu e këshillueshme që kremi hidratant të përdoret pas çdo larjeje, pasi lëkura e absorbon më mirë.

4. Nuk e mbron lëkurën sa herë del nga shtëpia

Në kundërshtim me atë që besohet gjerësisht, përdorimi i kremit kundër diellit është po aq i rëndësishëm sa në verë, edhe në dimër. Kjo për shkak se, pa marrë parasysh sezonin, lëkura ka nevojë për t’u mbrojtur nga lagështia. Në muajt e ftohtë, nëse del nga shtëpia me fytyrë të pambrojtur, era do të shkaktojë skuqje të tepruar, acarim dhe tharje. Për mbrojtje më të mirë, përdor një krem hidratant që përmban SPF.