Kemi mundësinë më të mirë për të krahasuar motrat e vogla Vjollca, ato më të njohurat.

Sapo na janë shfaqur me të njëjtin grim. Thuajse.

Janë grimuar te i njëjti make up artist, që grimon prej kohësh Marinën në daljet e saj publike, Arbër Bytyqi. Një nga artistët më të zotë në fushën e make up-it, Bytyqi këtë herë ka zgjedhur të aplikojë te klientja e re, Luana, me sa kuptohet në fotot që ajo ka postuar në ndërrim të viteve, thuajse të njëjtin grim që ka realizuar te Marina, për mbrëmjen e spektaklit që shfaqej po gjatë së njëjtës mbrëmje.

Një grim i përsosur për natën festive, në harmoni me ndriçimin e globave dhe atmosferës. Shkëlqimi është i niveluar me shumë kujdes nga Arbri, në këtë grim, për të mos tejkaluar masën, pak pluhur ndriçues gold dhe bronz në grimin e syve e përmbush misionin. Ndërkohë grimi vazhdon me qerpikët e dendur, qepallat ngjyrë tulle dhe vetullat e theksuara…

 

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on

 

@marina_vjollca #MAKEUPbyARBER

A post shared by "Beauty&Fashion" by: A. Bytyqi (@arber_bytyqi_mua) on

 

Waiting for 2018..

A post shared by Luana Vjollca (@luanavjollca) on

Një konturim i bukur dhe një mbyllje me buzë ngjyrë natyrale të së njëjtës nuancë. Marina ka vetëm pak shkëlqyes mbi buzë që nuk e shohim te Luana.

 

Sonte ora 21:00

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on

 

2018! Gjithcka qe jua don zemra.. GEZUAR 🥂💜

A post shared by Luana Vjollca (@luanavjollca) on

Ne nuk i njohim teknikat e grimit dhe e dimë që larmia e produkteve është shumë e madhe, ndaj një grim nuk mund të jetë kurrë identik në dy fytyra. Megjithatë me një sy amator, dy grimet e aplikuara te motrat na duken shumë të ngjashëm.

Arbri mund ta pagëzojë si “Grimi Vjollca”.

Sigurisht, ju jeni të lirë të thoni kujt i shkon më shumë.