Është periudhë festash dhe të gjithë kemi nisur të mendojmë se ku do kalojmë natën e ndërrimit të viteve.

Për ne vajzat konsiderohet një moment sa i bukur aq edhe i vështirë sepse gjendemi përballë disa zgjedhjeve shumë të vështira: çfarë fustani do veshim, këpucët, make up-i. Ah, make up-i. Nëse për fustanin dhe këpucët është një zgjedhje më e lehtë, make up-i është paska më i vështirë pasi jo vetëm duhet të përshtatet me veshjen, por edhe me tipin e lëkurës.

Ky dhjetor ka qenë shumë i ftohtë dhe lëkura nuk është në gjendjen më të mirë, për këtë arsye ne kemi vendosur t’ju sjellim një maskë shumë të lehtë për t’u bërë në kushte shtëpie dhe pa kosto. Ju nevojitet një banane dhe mjaltë.

Merrni bananen, shtypeni derisa sa të marrë formën e një pureje, shtoni dy lugë mjaltë dhe disa pikë limon. Masën e përgatitur vendoseni në fytyrë për 10 minuta dhe më pas shpëlani fytyrën me ujë të vakët.


Kjo maskë ndihmon në hidratimin e lëkurës së thatë dhe i jep shkëlqim.