Në moshën 50 vjeç, ato duken 30 vjet më të reja dhe lëkura e tyre rrezaton shëndet dhe rini.

Kjo nuk ka të bëjë vetëm me gjenetikën, por edhe përkujdesin që tregojnë për lëkurën. Ne e admirojmë freskinë e grave koreane, për këtë arsye kemi zgjedhur të ndajmë me ju disa nga sekretet e bukurisë së tyre.

Rregulli i 10 sekondave

Për ta bërë lëkurën tuaj të pastër, të shëndetshme dhe të freskët, përdorni krem hidratues 10 sekonda pas dushit tuaj.

Çfarë ndodh: Poret e lëkurës hapen pas një dushi, kështu që kremi absorbohet më shpejt.

Masazh me peshqir të nxehtë

Lagni një peshqir të butë me ujë të nxehtë, mbuloni fytyrën tuaj të pastër me të, dhe butësisht masazhojeni fytyrën siç ju tregohet në foto.  Pas 15 minutash hiqni peshqirin dhe më pas vendosni vaj ushqyes natyral në lëkurë.

Çfarë ndodh: Kjo procedurë rrit qarkullimin e gjakut, hap poret dhe ndihmon lëkurën të marrë frymë.

Shkumë rroje kundër puçrrave në fytyre


Aplikoni shkumën e rrojes në fytyrën tuaj të pastër, lehtësisht masazhoni atë me majat e gishtave tuaj. Mbajeni atë për 5-10 minuta, dhe pastaj lani fëtyrën. Kryeni procedurën një herë ose dy herë në javë.

Çfarë ndodh: Gratë koreane e konsiderojnë shkumën e rrojes së burrave si një nga mënyrat më të mira për të luftuar shpërthimet periodike të fytyrës, sepse ajo posedon vetitë antiseptike.

Limon për ta bërë lëkurën tuaj më të shkëlqyeshme


Pritini një limon në gjysmë, dhe shtrydhni lëngun në një tas. Nëpërmjet një top pambuku ju mund ta aplikoni atë në lëkurë. Këtë mund ta bëni disa herë në ditë.
Çfarë ndodh: Acidi citrik që përmbahen në limoni ka vetitë exfoliating dhe heq lëkurën e vdekur, njollat e pigmentimit dhe vajin e tepërt dhe papastërtitë. Megjithatë, nëse keni lëkurë të ndjeshme, jini shumë të kujdesshëm me limonin.

Qumësht soje

 

Në Azi, qumështi i sojeve është i përdorur në mënyrë aktive në mjetet kozmetike, profesionale dhe shtëpiake. Ne po ju sjellim një nga recetat më të vjetra dhe më të lehta: napë me qumësht soje dhe lini atë në fytyrën tuaj të pastër për 15-20 minuta. Bëni këtë një herë ose dy herë në javë.

Çfarë ndodh: Përbërësit e sojeve normalizojnë funksionimin e gjëndrave dhjamore, rinovimin dhe ushqimin e lëkurës.