Nëse je në grupin e njerëzve që preferojnë trajtim me kastravec apo locione livandoje, nuk je e vetmja. Nuk ka asgjë më të mirë se sa një larës fytyre me aromë mahnitëse apo jo? Por, nëse çdo lloj arome e ëmbël mund të jetë e këndshme për hundët, dermatologët paralajmërojnë se këto locione nuk janë aq të mira për lëkurën.

Fjala "aromë" mund të tingëllojë e padëmshme, por nëse është fjala për një pastrues lëkure, produkti me aromë do të thotë tonelata kimike shtesë. Shumë prej tyre jo vetëm që mund të shkaktojnë alergji, irritime në lëkurë apo dhimbje koke, por kanë rezultuar mjaft të dëmshme pas studimeve te kafshët.

Dhe, sigurisht, nuk kanë asnjë rezultat për lëkurën. "Aromat e shtuara në pastruesin e fytyrës priren të çojnë më shumë në irritime dhe tharje të lëkurës",- thotë dermatologia Jody Levine, për howstuffworks.com. "Është më mirë të shmangësh çdo lloj pastruesi me aromë."

Në vend të këtyre produkteve, zgjidhni një version pa aromë, (si ky nga Acure). Jo vetëm që pastron dhe nuk e than lëkurën, por edhe e hidraton atë.

Nëse ke një larës të tillë lëkure me aromë, të paktën zgjidh ato produkte që kanë në përbërjen e tyre vajra esenciale ose ekstrakte bimore që u japin aromën.