Vajza, cila nga ju nuk e pëlqen buzëkuqin klasik të kuq të zjarrtë? Të gjitha, pa dyshim! Sa më i fortë të jetë, aq më bukur duket apo jo? Por problemi më i madh që ke me të është vështirësia për ta fshirë plotësisht në fund të ditës.

Për fat të mirë, më në fund ka një zgjidhje, dhe është shumë e thjeshtë.

Vazelina. Po, nuk është shaka. Ky produkt farmaceutik është përdorur për gjithçka, që nga shërimi i lëkurës së thatë deri te volumi i qerpikëve, kështu që nuk është çudi që pak vazelinë mund të të shpëtojë nga buzëkuqi 12 apo 24-orësh.

Nëse po kërkon diçka për të zhdukur sa më shpejt të kuqin, ja disa hapa të thjeshtë:

1. Lyeji buzët me pak vazelinë. Merr një sasi të caktuar që të mbulosh të gjithë sipërfaqen e buzëve.

2. Lëre vazelinën të veprojë për pesë minuta.

3. Pastroji buzët me një peshqir të pastër, të lagur me ujë të ngrohtë. Pastaj, fshiji butësisht për të hequr të kuqin dhe vazelinën. Dhe ... voila! Kaq ishte!

Pasi të jenë pastruar mirë, vendos në buzë sërish pak vazelinë në mënyrë që të jenë të hidratuara.