Xhup i trashё, shall, kapuç, doreza dhe gati pёr tё dalё nga shtёpia. Ditё si kjo e sotmja nuk mund tё fillojnё ndryshe.

Gjithsesi tё gjitha ato qё u pёrmendёn mё sipёr janё aksesorёt e domosdoshёm tё dimrit, edhe pse ne herё pas here bёjmё disa gabime kur i veshim. Gabime qё mund tё sjellin pasoja negative, kryesisht nё lёkurёn e fytyrёs sonё. Ja pse…

Mendoni pak dhe kujtoni, çfarё punёsh bёni gjatё ditёs kur mbani veshur dorezat? Veprime nga mё tё ndryshmet qё konsistojnё me prekjen e sendeve qё mbartin mikrobe. Deri kёtu jemi dakord! Tani kalojmё tek veprimi qё nuk duhet tё bёni. Mos prekni lёkurёn e fytyrёs mё to!

Ashtu si duart, edhe dorezat mbajnё mikrobe tё cilat pasi prekin fytyrёn shkaktojnё acarim tё lёkurёs, puçra apo kruarje.

Kujdes!