Gjithçka bën ajo kthehet në virale, në mani! Është një ikonë frymëzuese, jo vetëm për trupin e saj, për tendencat që sjell në çdo dalje publike, por edhe për risitë që përcjell me çdo ndryshim sado të vogël në pamjen e jashtme. Mjafton kaq, dhe kjo kthehet në trend dominues në gjithë botën.

Por, njësoj ndodh edhe me vajzat e njohura shqiptare, ato të angazhuarat në ekran, që janë gjithë kohës në sytë e audiencës, apo showgirl-et e famshme që kanë pasion modën, të bukurën. Kështu, modeli i fundit i flokëve të Kim Kardashian, ku ajo transformoi totalisht frizurën e saj, nga flokë të gjatë dhe me nuancë të errët, në flokë të prerë shkurt dhe në ngjyrë platin.

Pikërisht, ky model është "përqafuar" edhe nga shumë figura të famshme publike në vend, të cilat siç duket e kanë pëlqyer këtë trend të ri që solli Kim dhe mandej e kanë aplikuar edhe ato vet. Nga Alketa Vejsiu, tek Lori Hoxha, Jonida Maliqi, Adelina Ismaili, etj, ky është momenti që të zbuloni edhe ju se cilat janë vajzat VIP që janë frymëzuar nga më e famshmja e familjes Kardashians, sa i takon modelit të ri të flokëve.

Kim Kardashian
Luana Vjollca
Lori Hoxha
Jonida Maliqi
Elvana Gjata
Aurela Hoxha
Adelina Ismaili
Alketa Vejsiu

Dhe duken kaq të bukura të gjitha apo jo?!