Nuk është vetëm supermodelja e njohur Gigi Hadid, por të gjitha modelet e tjera në sfilatat e NYFW. Ondet natyrale janë super të populluara. Duket sikur çdo vajzë kudo që ndodhet, këtë sezon do të jetë pak “off-duty model” look. Të gjitha modelet e Alexander Wang, si Kendall Jenner apo Gigi Hadid kanë dominuar me flokët e valëzuar. Justine Marjan, stiliste flokësh e shumë personazheve të njohur, për sekretin e flokëve të valëzuar dhe natyralë të modeleve të pasarelave, zbulon katër hapa.

Gigi Hadid tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në sfilatën e Anna Sui, Spring 2018, më 11 shtator në NYFW. Po cilat janë detajet që e bënë atë të veçantë? Mund të shënoni.

1. Nis duke aplikuar një produket në flokë, nga rrënjët në maja (SAIL Soft Wave Spray ($29)). Nëse nuk mundesh, një spray të thjeshtë për flokë me onde.

2. Përdor një difuzor për të krijuar ondet natyrale.

3. Për vajzat që kanë flokë kaçurrela, spray i rekomanduar është FREEWAY Spray Defining Gel ($29), dhe fillo t’i mbledhësh flokët ngadalë me gishta.

4. Hapi i fundit është aplikimi i një llaku që i ndihmon flokët të ruajnë formën dhe u japin atyre volum (SKYLINE ($36))

Kaq! Natyrale, rrëzëlluese!