Është absolutisht modeli i vjeshtës. Vajzat e famshme, të parat që nuhasin dhe guxojnë të ndjekin modën e fundit, na e kanë treguar, por tani po i presin flokët edhe motrat e tyre. Kështu që nëse doni t'i prisni flokët sipas modës, por doni të jeni të sigurta paraprakisht, tani nuk ka asnjë dyshim!

Vetëm pak javë pasi Kate Middleton i shkurtoi disa centimetra, motra e saj Pippa Middleton i është bashkuar Lob Club-it me një model të ri flokësh deri te supet.

 

Pippa Middleton, që u martua me James Mattheës në maj, e prezantoi modelin e ri teksa kishte dalë me biçikletë në Londër. Duket si modeli i përkryer për dikë që nuk do të mundohet shumë për flokët pasi ka pasur një dasmë madhështore dhe po i vjen një nip apo mbesë. Sa më pak të kujdesesh për këtë model, aq më mirë i bën atij. Të duhet vetëm një piastër për t'i mbajtur në rregull majat dhe një spray apo shampo e thatë për t'i dhënë pak volum.

Elvana Gjata, Luana Vjollca, Adrola Dushi, Anjeza Maja, Xhesika Berberi, Aurela Hoxha janë disa nga shqiptaret që e kanë ndjekur këtë modë, ndërsa vetëm pak ditë më parë, pamë që ajo nuk ka prekur vetëm vajzat e spektaklit, por edhe zonjat elegante dhe profesioniste, siç është Amal Clooney, edhe pse ajo e prezantoi pikërisht në një mjedis artistik, siç ishte Festivali i Filmit të Venecias.

Gjithsesi, ideja u kuptua. Flokët e prera drejt, deri te supet, janë moda e kësaj vjeshte.