Kur Dina Torkia pa se nuk kishte asnjë përfaqësuese të vajzave myslimane në fushën e medias, modës dhe të bukurisë, ajo erdhi në You Tube, asokohe 21 vjeç. Kjo ishte 6 vite më parë. Sot Torkia ka një faqe me 2.1 milion ndjekës të artikujve të ndërthurur me trendet e modës dhe makeup-it, ku një video ku shfaqet duke provuar buzëkuqin që ndërron ngjyrë ka arritur 4.7 milion shikime.

Zgjedhjet që femrat bëjnë për të prezantuar veten e tyre botës janë më shumë se estetike, madje prekin edhe një fushë tjetër, akoma më të gjerë. Asnjë nuk e di më mirë këtë gjë se sa katër vloggeret (blogere youtube-i) myslimane: Dina Tokio, Zukreat Nazar, Amena Khan dhe Manal Chinutay. Nëpërmjet tutorialeve, videove udhëzuese mbi trendet e modës dhe këshillave mbi bukurinë dhe makeup-in në instagram, ato i tregojnë miliona ndjekësve myslimanë dhe jo myslimanë në isntagram, se ato janë njësoj si vetë ato.

Nëse do të bënim pak histori në këtë pikë, ndër vite gratë myslimane janë etiketuar si të rrezikshme e të shtypura e sot më shumë se kurrë ato duket se janë gati për ta ndryshuar këtë perceptim. Kjo lëvizje e 4 influencueseve, në dukje, është më shumë e prirur drejt një "deklarate" politike më shumë se sa një video me furçat e Charlote Tilburry apo paleta e fundit nga Urban Decay.

Një tutorial mbi penelin nuk do e ndalojë veshjen e hixhabit, e as truket e fondatinës nuk do e zhdukin islamofobinë dhe racizmin që ka mbërthyer botën anembanë. Por me prezencën e tyre, elokuencën e hijeshinë, këto 4 gra padyshim që po zhvendosin përshtypjen botërore se çfarë do të thotë të jesh jo vetëm një grua myslimane, por një GRUA.  

 

Amena Khan
Kjo idea e përgjithshme në shoqëri, për ne gratë, për nevojën që kemi për të na shpëtuar. Ne nuk kemi nevojë për heronj, ne mund të jemi heroinat e vetes tonë.
Dina Torkia
Kurrë mos u mbështesni tek dikush tjetër që t'ju përfaqësojë, nëse doni të përfaqësoheni mirë!
Manal Chinutay
Ndjej që, çdo gjë që bëj i fuqizon femrat dhe ndërton një kofidencë mes tyre. Ndërton një komunitet me myslimanet dhe jo myslimanet.
Zukreat Nazar
MakeUp-i më lejon t'i shtoj një sens stili karakterit dhe personalitetit tim.