Rihanna është definitivisht një nga personazhet që po e shijon më së shumti festivalin Coachella, dhe kjo është prova. E veshur në Gucci me koleksionin e dizenjuar nga Alessandro Michele, e parë në pasarelën e këtij sezoni në javën e modës në Milano, look-u i Rihannas kishte një kombinim casual, përcillte një frymë "festivali" por në version couture. Kështu është përshkruar këngëtarja në foton e saj të postuar në instagram, e cila shkëlqente e gjitha nga jumpsuit-i në copë të shkelqyeshme metalike.

Të gjithë e dimë obsesionin e saj me dimantët, dhe nuk çuditemi aspak që këtë herë, ajo zgjodhi të vinte e mbuluar me grimca të shkelqyeshme, në dukje gura të çmuar.