Nëse akoma nuk keni vendosur se cilat janë syzet që do të dominojnë gjatë këtij sezoni, tani është koha që të tregoni më shumë kujdes. Yjet kanë zgjedhur. Ato që do të dominojnë janë syzet e vogla.

Bella Hadid, Rihanna, Millie Bobby Brown dhe shumë të tjerë kanë zgjedhur një palë syze të vogla dhe me kaq, gjithçka është zgjidhur. Por edhe personazhe të tjerë si Kylie Jenner, e cila në tapetin e kuq të Met Gala.

Të të gjitha markave dhe të gjitha stileve, syzet e vogla, të rikthyera nga vitet ’90, kanë filluar të prezantohen në sfilata që nga gushti i vitit të kaluar, por kjo verë do të jetë dominuese.

Nuk është surprizë që edhe Kadashians prezantojnë këto stile syzesh. Edhe gjatë pushimeve, një prej zgjedhjeve më të mira për të mbrojtur sytë janë një palë syze të tilla. Filmat e viteve ‘90 (nëse e mbani mend Keanu Reeves) janë rikthyer dhe bashkë me to edhe stili ekstravagant i viteve ’98!

Selena Gomez, Kristen Stewart, por edhe shumë personazhe të tjerë të njohur kanë sjellë një stil të ri edhe në tapetin e Cannes. Që nga street style te ‘red carpet style’, syzet e holla janë trendi që do të dominojë këtë verë.