Me afrimin e motit të ngrohtë më në fund në qytet, është e nevojshme për të bërë një kontroll në gardërobë për të larguar presionin e dimrit. Këtu janë disa nga tendencat që do të dominojnë këtë sezon të nxehtë dhe nëse akoma nuk je gati dhe po përpiqesh të zbulosh çfarë duhet të kesh në gardërobë, atëherë ja cilat janë trendet.

Mëngët e gjera

Janë rikthyer. Ato që i kemi konsideruar të shëmtuara dikur, janë rikthyer më elegante, frymëzuar nga vitet 1980, por shumë më mirë se atëherë. Saint Laurent i ka prezantuar në pasarela dhe shumë shpejt do t’i shihni gjithandej nëpër vitrina.

Ngjyrat e ndezura

Nuk është aq keq sa duket. Të forta, të ndezura dhe fosforeshente do t’i shikosh gjithandej këtë verë. Cila është arsyeja e ngjyrave kaq të forta? Për të na nxjerrë nga depresioni politik i këtij viti, natyrisht.

Jargavani

Mbretëresha e ngjyrave, ajo që njihet si nuanca e shkollës, është ritkhyer në një stil të mrekullueshëm që kombinohet me pastelin dhe shkon me pothuajse çdo ton të lëkurës.

Flokët e lagur

Ky trend ishte i pranishëm një vit më parë në shumë prej personazheve të njohur të showbiz-it në botë, por vera është stina në të cilën shkon më tepër. Materialet si plastika dhe shkëlqimi dhe një look me flokë të lagur do të ishte perfekt dhe i parezistueshëm.

Motorsport

Veshjet sport janë gjithmonë një look frymëzues. Veshjet e atletëve kanë qenë gjithandej për më shumë se një sezon, por këtë herë, këto lloj veshjesh vijnë edhe më kreative.

Xhins mbi xhins

Xhinsi i dyfishtë është rikthyer, zonja dhe zotërinj. Është parë gjithandej këtë pranverë, por do të vazhdojë të gjejë vend edhe gjatë verës. Një xhaketë e gjatë apo një e shkurtër, me një palë pantallona apo me fund – zgjidhe si të duash, mjafton të jesh dyfish xhins.

Çanta Fanny

Janë stili i fundit që ka dominuar gjithandej. Më shumë sesa një çantë, është një portofol beli që e mban gjithmonë të lidhur. Fenty Puma, Balenciaga, dhe Gucci e kanë thënë fjalën e tyre edhe për këtë.

Përzierje printesh

Gucci, Marni, Dries Van Noten dhe Maison Margiela, në pasarela kanë propozuar këto stile për verë 2018. Ka kreativitet, por nuk është vetëm kaq. Një përzierje printesh në çdo lloj trupi është IN.

Transparente

Look-u transparent është rikthyer, madje në çdo lloj materiali. Prabal Gurung, Anna Sui, por edhe shumë emra të njohur kanë arritur të sfidojnë me transparencë.