Viti që lamë pas, por edhe 2018-ta kanë sjellë për vajzat e apasionuara pas modës, trende nga më të çuditshmet. Eksperimentet më të mëdha, stilistët i kanë bërë me xhinset. Pasi kemi parë xhinse nga më të ndryshmet, tashmë është koha të shohim një tendencë tjetër mjaft interesante. Nëse mendonit, se lidhëset përdoren vetëm në këpucë, gaboheni.

Në këtë sezon, trendi i xhinseve me lidhësa do të jetë mjaft prezent. Vajzat, duhet të jenë shumë të guximshme për të veshur një palë pantallona të tillë. Por, ato që ndjekin çdo tendencë më të fundit të modës, me siguri do të blejnë edhe një palë të tilla, qoftë edhe për një foto.

Si mendoni vajza? Do të guxonit?