Kur bëhet fjalë për shfaqjet e modës, Chanel di si të sjellë gjithmonë ide origjinale. Pas shndërrimit të pistës në supermarket, karusel, aeroport etj., Chanel këtë herë ka bërë një tjetër zgjedhje po aq impresionuese. Për shfaqjen në Paris, "Cruise 2019", shtëpia e modës solli në pistë një anije të vërtetë, të quajtur 'La Pausa', e cila i dha një tjetër dimension skenës.

Për sa i përket koleksionit, ai ishte i pasur me vija të bardha dhe blu, bereta dhe kapele kashte perfekte për në plazh. Veshjet me të cilat modelet sfiluan ishin funde, kostume dhe fustane, por ajo që ra më shumë në sy ishte se të gjitha veshjet ishin të shoqëruara me geta të bardha, të cilat prej shumë kohësh kanë dalë nga moda. Me sa duket getat e bardha do t`i shohim sërish rrugëve të qytetit.

Mes modeleve të famshme që morën pjesë në shfaqje ishin Stella Maxwell, Adut Akech, Gigi dhe Bella Hadid.