Çdo herë e më shpesh trendet e modës po përhapen nga blogeret të cilat janë gjithmonë gati për të na rrëfyer se çfarë mund të zgjedhim në një sezon apo në një tjetër për të qenë gjithmonë IN.

Pas një kohe të gjatë me dimër të ashpër, koha e ngrohtë ka mbërritur dhe veshjet e lehta së bashku me aksesorët kanë filluar të shpërndahen gjithandej. Por blogeret e kanë kuptuar dhe e kanë praktikuar: sekreti është gjithmonë te komoditeti.

Kështu, një prej sandaleve që kanë filluar të veshin këtë vit të gjitha vajzat e modës janë me stilin Birken. Një palë të tilla u shkojnë të gjitha siluetave, duke u falur komoditet, por edhe duke u kombinuar me çdo lloj veshjeje tjetër.

Nëse të pëlqejnë, por ke akoma dyshime, me siguri, pasi të shikosh këto kombinime, nuk do të kesh më. Ky kolazh me foto vjen nga stili i rrugës për të nxitur kreativitetin ose thjesht për të ndihmuar që t’i mendosh veshjet e verës edhe të kombinuara kështu – është tendencë e padiskutuar e verës 2018.