Në ditët e sotme mënyrat e marrjes së informacioneve për çfarë do lloj teme të mundshme janë më të lehta se kurrë. Mjafton një navigim i thjeshtë në internet dhe gjen çdo gjë që ti po kërkon. Vajzat dhe djemtë, që janë të apasinouar pas modës, mund të shikojnë në Instagram, sesi vishen personazhet e njohur shqiptarë por edhe të huaj për të kuptuar se cilat janë tendencat më të fundit të modës. Sot përmes këtij artikulli në fakt, do t’ju tregojmë atletet që po vishen nga të gjithë: goca dhe çuna. Ndofta edhe ju i keni parë në rrjetet sociale, por nuk e dinit që ato janë të preferuarat e momentit. VIP-at shqiptarë si, Drini Zeqo, Bora Zemani, Dojna Mema, Dhurata Dora, Venera Lumani dhe Kristina Baki, na e kanë treguar përmes fotove në Instagram, se këto janë atletet që duhet të keni patjetër edhe ju këtë sezon. Të zeza, me një shirit të bardhë, këto atlete duken mjaft komode, dhe për sa kohë janë në modë, edhe ju duhet t’i keni.

Venera Lumani
Dojna Mema
Dhurata Dora
Drini Zeqo
Bora Zemani
Kristina Baki