Këtë verë bëhuni gati, fustanet dhe kanotjeret me rripa “spaghetti” do të mbushin Instagramin tuaj! E keni parasysh për çfarë jemi duke folur? I mbani mend rripat e hollë të fustaneve dhe kanotjereve që të gjitha vajzat e njohura vishnin në vitet ’90 dhe 2000? Ja ku u rikthyen sërish, më shumë se kurrë këtë sezon!

Rripat e hollë janë ndër trendet më të fuqishme të kësaj vere dhe janë “ndryshimi” për të cilin kemi pritur kaq gjatë. Pak kohë më parë e kemi parë këtë lloj stili të veshur nga ikonat si  Gwyneth Paltrow apo Alicia Silverstone të cilat e sollën këtë modë në fustane bazike njëngjyrëshe duke i rikthyer në pjesëza “sexy” të veshjeve të tyre…

Ditët e sotme këtë modë po e rikthejnë më së shumëti yjet e Instagramit, si Kim Kardashian, Kendall Jenner, Bella Hadid apo Emily Ratajkowsky të cilat sëbashku me Chiara Ferragni na kanë treguar se një fustan i mëndafshtë me rripa të hollë është pikërisht ai që na duhet për të qënë “on top” këtë verë.

Rikthimi i veshjve me rripa “spaghtetti” është një lajm i mirë për të gjitha vajzat që dëshirojnë që elegancën e tyre në stinën e verës ta shprehin me elemente më sensuale…