Vajzat e njohura shqiptare, por edhe të huaja, na japin gjithmonë ide se cilat janë tendencat më të fundit të modës. Në profilet e tyre në Instagram, gjithmonë gjen risi, dhe gjëra të veçanta. Nga një vëzhgim i thjeshtë në profilet e tyre, vumë re diçka; këpucët stil i viteve ’80. Po, po si çdo gjë që rikthehet në modë, edhe këpucët e bardha me majë, janë bërë të preferuarat e vajzave të njohura shqiptare. Morali i këtyre rikthimeve, është; asnjëherë mos hidhni asgjë që nuk është grisur apo shkatërruar ndër vite, pasi ato do të pëlqehen sërish. Lori, Elita, Dojna, Armina na e tregojnë më së miri se këpucët e bardha që pëlqeheshin në vitet ’80 pëlqehen edhe sot.

Dojna Mema
Armina Mevlani
Lori Hoxha
Elita Rudi