Jeni duke e parë ngjyrën rozë kudo? Mos u shqetësoni, është thjesht ngjyra që ju lajmëron për ardhjen e pranverës dhe ditëve më të nxehta… A nuk ju duket edhe ju që roza është pikërisht ngjyra që simbolizon çeljen e luleve dhe fillimin e një sezoni të ri?

Ngjyra rozë është aktualisht një ndër ngjyrat më trend të 2018! E kemi parë këtë ngjyrë në koleksionet më “bombë” të këtij viti dhe e kemi parë gjithashtu në kombinimet e të gjitha fashionisteve në të gjitha rastet dhe stilet e të veshurit…

Roza në fakt nuk është në modë vetëm këtë vit, që prej shumë sezoneve ajo është një nuancë që na pëlqen ose jo është shndërruar në të preferuarën e pothuajse të gjitha vajzave. Keni dëgjuar ndonjëherë për rozën antike? Nuancën e lehtë që kombinon me çdo ngjyrë? Jemi të bindur që po e nëse sezonin e kaluar keni blerë veshje e aksesorë në këtë ngjyrë bëhuni gati t’i përdorni ato edhe këtë pranverë-verë.

Por, si ta vishni ngjyrën rozë? Ashtu si çdo ngjyrë tjetër “hot” mundoheni ta përfshini patjetër rozën në kombinimet tuaja. Duhet t’i themi një “po” të madhe veshjeve “all PINK”, rozës së lehtë, rozës shumë të ndezur dhe rozës së ëmbël por gjithashtu duhet të filloni të mendoni për kombinimin e saj me aksesorët e duhur.

Tashmë mund të kombinoni pa frikë disa nga nuancat e rozës me njëra- tjetrën e të dukeni po aq “fashion” dhe duhet gjithashtu të themi se e zeza është një ndër ngjyrat që bashkohet më mirë me “adhurimin” e çdo vajze!