Çanta më “cool” e sezonit? Absolutisht ajo që po mendoni, çanta më e vogël e belit! Ju duket shumë e vogël për të mbajtur të gjitha gjërat që merrni me vete kur dilni nga shtëpia? Mos u frikësoni… Trendi më i ri thotë edhe diçka tjetër.

Ashtu sikurse e kemi parë në shfaqjet më të fundit të modës, çanta e belit është miksuar shumë bukur edhe me çantën normale të dorës me të cilën jeni mësuar ta keni gjithmonë pas vetes, mjafton që ta kombinoni atë në mënyrën e duhur me veshjen tuaj.

Janë sa të vogla por aq edhe të sigurta, tashmë keni një vend të rezervuar për celularin tuaj dhe paratë ose kartat e kreditit! Në fund të ditës do të kuptoni që përveçse keni krijuar një hapësirë të re për gjërat tuaja me vlerë, keni krijuar gjithashtu një look të freskët dhe të veçantë për sezonin e ri!

Pjeseza më interesante e modës më të re qëndron pikërisht rreth belit tuaj, mund të jetë një xhep i vogël, një mini- portofol por shumë bukur mund të jetë edhe mini-çanta fantastike e frymëzuar nga Gucci.

Jeni gati të listoni veshjet që ju përshtaten më tepër me kombinimin më të ri? Sa më shumë ngjyra për të qenë “in”, sa më shumë energji për ditët që na presin!