Çizme deri tek gjuri apo çizme të shkurtra?

Kësaj pyetje i janë përgjigjur Nicolas Ghesquiere dhe Louis Vuitton –duke paraqitur modelet më të ndryshme nga të dyja llojet e çizmeve. E rëndësishme është ajo çka ju preferoni apo ajo çka ju përshtatet më mirë. Në sfilatën Carven, ngjyrat e zgjedhura ishin e zeza mat dhe lëkurë e shëndritshme.

Me ngjyra apo e zezë me të bardhë?

Lëkura me ngjyra dhe e rënduar është kombinimi klasik pop, por përveç saj vjeshta 2014 ofron edhe ri-modelimin e Prada’70.Veshjet e kontrastit e bardhë e zezë janë rikthyer duke rivalizuar ngjyrat e shumta të viteve të kaluara. Sidoqoftë sërish ju jepet mundësia e zgjedhjes.

Këpucë vintage apo Taka klasike

Përgjigja e Stella McCartney për këpucët e festave ishin atletet platformë të viteve ’80 ndërsa kundërpërgjigja e Alber Elbaz në sfilatën Lanvin paraqiste takat e holla klasike me ngjyra të errëta. Cilit lloj këpuce i përshtateni ju?

Maksimal apo Minimal:

Preferoni Saint Laurent apo Gucci? Të dyja markat në të njëjtjën kohë hodhën në treg linjat maksimale të ‘zhurmshme’ dhe me format e çrregullta dhe minimale, por jo më pak atraktive.Gucci gjithmonë ka qëndruar në prerjet klasike të rregullta, ndërsa Laurent në anën e kundërt.

Peliçe me shumë ngjyra apo Peliçe klasike:

Nëse vendos të ndihesh ngrohtë me anë të një peliçeje gjatë dimrit, ju mund të bëni një zgjedhje midis vijave shumëngjyrshe të Marni ose ngjyrën nude klasike të Christopher Kane. Cilado të jetë zgjidhja, madhësia e peliçes për të dyja markat është jo – normale.

Xhup ushtarak (Parka) apo Pelerinë:

Më shumë mundësi tek palltot dhe xhupat dimërorë. Nëse preferoni të dukeni sportive, por moderne zgjedhja e duhur do të ishte një Parka me nuancat e pafundme të jeshiles. Një nga firmat që publikoi Parka për këtë vjeshtë ishte Pucci. Nga ana tjetër Valentino përkrahu pelerinat.

Funde të shkurtër apo Funde të gjatë:

Gjatësitë e momentit janë shumë të shkurtër ose shumë të gjatë. Ju mund të zgjidhnin anën e egër të një mini Balmain ose një fund të gjatë klasik nga Givenchy. Rehatia sigurisht është më ë rëndësishmja.