Sa herë temperaturat bien, ne vrapojmë të shtojnë edhe disa shtresa të tjera rrobash për t’u ndier edhe më ngrohtë. Pulovra, këmisha me mëngë të gjata dhe pallto. Po shpeshherë harrojmë aksesorët. Sezoni i vjeshtës dhe dimrit mund të jetë gjithashtu një kohë e mirë për t’u ndier fashion.

Gjatë kësaj periudhe mund të mbash një kapelë, mund të veshësh çorape, tashmë të dukshme nga sandalet apo këpucët, por gjithashtu mund ta kthesh edhe një shall në një element shumë të rëndësishëm stili.

Kjo është pikërisht ajo që shumë nga editorët e modës kanë propozuar së fundi: ji krijuese dhe rreth qafës këtë vit mbaj një shall që të ndryshon tërësisht pamjen.

Elvana Gjata i çuditi të gjithë me shallin pak ditë më parë në koncertin e së motrës. Nga ajo, por edhe nga këto propozime, frymëzohu dhe krijo një stil të ri për kohën e ftohtë.