Një grua e fortë, por e aftë të ruajë ëmbëlsinë e saj. Kjo është imazhi femëror që del nga shfaqjet e modës me koleksionet vjeshtë- dimër 2017-2018.

Karakteristikat e forta nuk zhduken, por ato zbuten dhe rrumbullakosen në forma më të butë. Harrojini veshjet me shumë ngjyra, pasi këtë sezon në veshjen tuaj duhet të domonojë një ose dy ngjyra të vetme, të ftohta si dhe vetë dimri.

Ato që i adhurojnë pellushët, është sezoni i tyre pasi shtëpitë e mëdha të modës Gucci dhe Prada propozuar në koleksione të ndryshme xhaketa, kapuç  pellushi.

Një ndërthyrje perfekte e elegancës me rehatinë, me funde të cilat nuk duhet të jenë pothuajse asnjëherë mbi gju dhe taka jo shumë të larta.

Sigurisht ngjyra e kuqe është më “in” dhe shumë prej personazheve të famshme kanë nisur ta veshin me ardhjen e muajit shtator, mjafton të zgjedhim nuancën tonë të preferuar: rubin, flakë të kuqe, të kuqerremtë.

Me pak fjalë, vjeshta është mbi ne: duhet vetëm të bëjmë disa hapësira ​​dollap dhe të përgatitemi për të mirëpritur atë.