Askush nuk do të jetë shumë i lumtur kur ta dëgjojë këtë gjë por:

1.Njerëzit vazhdonin t’i vishnin

2.Ato nuk u zhdukën asnjëherë totalisht. Të gjithë, përveç Rihanna-s thjesht pretendonin kjo gjë ka ndodhur

Po flasim për pantallonat e shkurtra deri mbi gju.

Kjo është një tjetër dëshmi që na e përforcon edhe një herë se moda është e riciklueshme, dhe ne shpresojmë që të mos t’i keni zhdukur nga gardëroba juaj, pasi jemi të sigurt që ju i keni pasur një palë të tilla rreth 8 vite më parë.

Pantallonat “Bermuda” (quhen kështu për shkak të popullaritetit që ka pasur në Bermuda, një territor përtej detit në Britani, ku ndodhet i famshmi trekëndëshi i Bermudës) konsiderohen si veshje të përshtatshme për në përditshmëri, mbrëmje, zyrë: sigurisht në varësi të materiali që përzgjidhni. Ato janë lehtësisht të kombinueshme, dhe mjaft të rehatshme. Ajo që është më e bukura, ju tregojnë gjithmonë mjaft elegante si dhe ju nxjerrin në pah format trupore.

I kemi parë shpesh tek personazhet e njohura si Kim Kardashian, Kendall Janner, Tammy Hembrow etj. Ndoshta në fillim kemi bërë pak rezistencë dhe kemi thënë: unë nuk i vesh sërish këto, por ne po ju themi se ka ardhur koha për të ndryshuar mendim.