Të gjithë thonë që moda rikthehet. Bën një cikël dhe nis aty ku ka qenë shumë vite më parë. Nëse mendon se diçka është krejtësisht jashtë mode e nuk mund ta veshësh, vjen një moment kur veten e ndjen keq që nuk e ke, sepse gjithçka është rikthyer me një hap triumfues.

Je gati për t’i veshur përsëri trendet e 20 viteve më parë? Me një pamje të re, më të freskët e më të modernizuar, por në thelb me po atë stil.

Rikthimi i viteve ’90 disa vite më parë u perceptua si i vjetruar dhe i dalë mode. Po tani? Është pothuajse e pamundur të gjesh një vajzë që nuk ka një model të tillë në gardërobën e saj.

Nga sfilatat e fundit të modës është bërë një lloj parashikimi për disa prej stileve më dominuese që janë kthyer në kohë dhe që do qëndrojnë on top edhe për disa sezone.

Ja cilat janë disa stile të vitit 1997 që do të shohësh kudo në 2017 - 2018.

Fustanet me mëngë të shkurtra

Zinxhir në bel

Chokers

Këpucë, sandale, çizme, atlete me platformë

Velvet gjithandej

Xhins mbi xhins

Gjysma çizme

Kombinimi i bluzave të shkurtra me pantallona të gjera

Kostumet, tuta

Një pulovër rreth supeve

Fustane si këmishë

Kostume mëndafshi

Funde treçerekëshe dhe me cepa

Detaje që rrotullohen rreth belit

Çantat e vogla në krah

Syze të vogla e me ngjyra

Animal prints

Stili i shpatullave të hapura

Golfi i zi dhe xhaketa e gjatë