Është çmenduri të besosh se sezon pas sezoni, duhet të gjejmë mënyra të reja për të veshur fundin klasik. Minifundet xhinse, tendencë e verës, janë duke u zhdukur (ato duken si xhaketa xhinse të lidhura rreth belit), ndërsa fundet treçerekëshe po vijnë gjithmonë e më voluminozë. Edhe kjo vjeshtë ka truket e saj për veshjet e fundeve.

Pse të mos hedhësh një fund me pika mbi xhinse dhe ta kombinosh me një pulovër maxi neon? Ose fundin e lëkurës të mundesh ta kombinosh me një këmishë të gjatë apo me një pulovër sportive me kapuç? Opsionet janë nga më të ndryshmet. Ato që vijnë nga blogeret janë me të vërtetë të parezistueshme, ndaj zgjidh veshjet e preferuara dhe fillo t’i rikrijosh.

Ose, edhe nëse ke nevojë për të rinovuar veshjet që ke në dollap, me këto opsione do të frymëzohesh edhe më tepër.